• |
ide | kryesore

Ish-shefi i policisë në Ulqin zhduket në mënyrë të mistershme në kufi me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Humb në rrethana misterioze Rudolf Elezoviç, ish-shef i policisë së Ulqinit. Elezoviq ka humbur çdo kontakt me familjen prej 27 majit, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit, ku priste një person në afërsi të zonës së Pentarit në lumin Buna që ta transportojë me varkë në anën e Malit te Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.  Ai mësohet se kohët e fundit ka punuar në sektorin e Antitrafikut në policinë e kufirit të Malit të Zi. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit. Mësohet se Rudolf Elezoviç ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë kohët e fundit, në bazë edhe të marrëveshjeve dy palëshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *