• |
ide | kryesore

Liam Payne shqetëson fansat me videon e publikuar në rrjetet sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Liam Payne ka bërë një ndryshim në look, duke prerë flokët e gjatë, të cilët kishte vendosur t’i rriste gjatë kohës së izolimit. I është rikthyer stilit të tij të vjetër dhe së fundmi ka ndarë në Instagram një video për fansat e tij.
Liam Payne’s fans have expressed mixed feelings about him ditching the longer locks

Këngëtari tregoi se këto kohë ai ka pasur kohë jo vetëm për të prerë flokët, por edhe për të realizuar video për kanalin e tij në Youtube. Por fansat e artistit janë shqetësuar shumë pasi këngëtari ka publikuar në Instagram një video. Liam zbuloi se këto kohë nuk është ndjerë fare mirë dhe ka qenë sëmurë.
Në video Liam e kishte zërin më të ngjirur se zakonisht, ndërsa sytë i dukeshin të lodhur. Këngëtari tregoi se ka pasur një kollë këto kohë, por nuk e zbuloi se çfarë ja ka shkaktar këtë gjë.

“Kam kaluar disa javë të mira. Të çuditshme, disa javë të çuditshme. Dhe disa javë me kollë. Më vjen keq për të gjithë njerëzit e tjerë që janë sëmurë në këto momente”, tha Liam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *