• |
ide | kryesore

Salianji godet rivalët e Bashës: Të stisur e të nxitur nga Rama për të përçarë PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji është i pari që ka bërë një akuzë të fortë për rivalët e Bashës për kreun e partisë. Ai i ka cilësuar ata si të stisur nga Rama dhe Partia Socialiste me qëllim që të përçahet PD-ja.

“Edhe unë kam pretendimet e mia dhe si çdo demokrat që është përballur me regjimin që mendoj që ato janë kandidatura të stisura, të nxitura, për të vënë shenjën e barazimit me Bashën. Kandidatët e sotëm kanë dalë për të vënë kandidaturën kur nuk ishte mbyllur procesi i numërimit, kur nuk dihej kush ishte fitues.

Dhe këta dolën për të shfokusuar vëmendjen. Njerëz që nuk mund të kandidonin për kapital politik, për kryeplak në lagjeje, që marrin hapësirë mediatike sikur të jenë “star”-a politikë. Kush i stisi 4 partitë politike që nuk morën asnjë mandat.

Unë kam pretendimin që kjo është stisur. Duket që është e qëllimtë për të krijuar e përçarje në bazë dhe që pompohen te mediat që kontrollohen nga Partia Socialiste. Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë që këta njerëz që 8 vite nuk bënë opozitë ndaj Ramës, por kanë një gjuhë goditëse ndaj Bashës” – tha Salianji në Syri Tv.

Rivalë të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD janë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Mbase me mire se ne qe ju votuam, njerezit qe nuk dolen te votonin, kishin kuptuar mire qe ne fund te fundit jeni derra njelloj si Rama!

  2. Dmth e do pa rivale fare Udheheqesin hajvan, te deshtuar 4(kater) here, njeriun qe qesh, Z. BASHA?????????

    TI KE KONFLIKT INTERESI, SE TE VURI NE LISTE TE SIGURTE.

  3. Ky eshte bere i neveritshem. Ervin Salianji eshte simboli i degradimit te PD. Kur e mban vehten edhe per play boy pastaj… Njeri pa yndyre, me mungese te theksuar kripe dhe sheqeri dhe servil i Bashes ne menyren me te paturpshme te mundshme. Ne njefare menyre, ky eshte Tao Palla i PD.

  4. Të tre “kandidatët” për kryetarë të PD janë personazhet më në hije të kësaj partie, pra personazhe të dorës së dytë që mund të marin edhe më pak vota se Topalli, Patozi apo Murrizi me Hajdarin.
    Problemi është se kush fshihet pas tyre.
    Spikasin emrat e Arben Imamit një ndër “themeluesit” e PD që u vu në krye të vullnetarëve të Enverit në 97-tën për të rrëzuar Berishën dhe Bujar Nishani, një ish ushtarak në kohën e diktaturës që arriti në postin e lartë të presidentit, një post që as e kishte menduar ndonjëherë se mund ta arinte.
    Fakti që këta të dy nuk dolën vetë si kandidatë për postin e liderit të PD, po mbështesin ndonjë personazh kontravers lokal apo një ish zv/ministre të qeverisë demokratike pa asnjë peshë në këtë parti, është nje gjest burracak,
    Ngaqë nuk ju a mbajti që të kandidonin vetë se e dinin që do të dështonin në përballje me Bashën, punuan që duke dashur ta diskretitojnë këtë politikan të ri të vlerësuar edhe nga PPE, nxitën për këtë aventurë në sinkron edhe me dëshirën e Ramës, pretenduesit për dorheqje të Bashës.
    I pari ndër politikanët e vjetër të PD që duhej të kishte dhënë me kohë dorheqjen nga politika, ka qenë dhe është Imami. Nu është vendi për ta shtjelluar më gjatë historinë e kameleonizmit të tij politik..
    Z.Nishani ish president i zgjedhur për mendimin tim pa ndonjë meritë të veçantë nga PD, bëhet qesharak që i kërkon dorheqjen z.Basha.
    Nëse mandati i tretë i Ramës sipas këtyre burracakëve erdhi si pasojë e “pa aftësisë” së Bashës e jo nga masakrimi i votave, z. Nishani duhej të jepte i pari vetë dorheqjen si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD e mandej t’ja kërkonte këtë Bashës.
    Rama vërtetë që është përplasur shumë fort dhe egërsisht me Metën president, por ama Nishanin ai jo vetëm e ka injoruar fare, por edhe e ka tallur publikisht me ofendime harbute.
    Duke lënë mëënjanë dinjitetin e tij si një ish president i injoruar nga Rama, si është e mundur që thjeshtë për dinjitetin e tij si njeri, si qytetar, pas këtyre zgjedhjeve të dilte në krye të denoncimeve për manipulimet masive që ju bëri zgjedhjeve Rama po të dilte kundër kryesisë së PD e liderit të saj Basha ?

    1. Kushdo ne PD , perfshire edhe rojen e portes do jete me i mire se Basha .
      Ne rastin me te keq do jene barazim sepse me shume sesa humbje nuk ka per te ndodh ndryshe .
      Basha duhet te ike , nuk ringjall me shprese pas kaq disfatash , ndryshe PD ngelet ne opozite perjete.

    2. Me arsyetimet e ketyre militanteve nuk kuptohet perse duhet te votojme Bashen dhe jo Ramen. PD duhet te kuptoje qe njerezit duan jo ndryshim poltroni, por ndryshim mentaliteti, ndryshe do vazhdojne te votojne Ramen (Idiot per Idiot..). E gjithe kjo histori po shkon tek karriget..Qe Basha ishte personazh bosh e dinin te gjithe dhe sigurish nje Person Bosh humb kundrejt nje Personazhi qelbebsire si Rama..Le ta bejme Demokratike..Mjaft me militante te nderzyer neper bllogje qe duken si sekretare partie ne kohen e Merhumit!

  5. Katovica-Katovica -eshte misioni i -Katovices per te shkerrmoqur partine demokratike ,dualen tere felliqesrat dhe plehrat per ta zhdukur ,kaq e kishte misionin kjo parti .Keto kandidatura jane si partickat e -topallit-patozit-murrizit ,hajdarit-si dhe topeve ,ngjelave dhe bojaxhinjve .Kjo uduk qe kur -Berisha-u largua nga drejtimi i PD-se dhe ne krye ardhi kryetari i deshtimeve -Lulushi-Me gjithe ate erdhi koha e ringjalljes te sistemit -mono-partiak-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *