• |
ide | kryesore

Eksplorimi i Alaskës/ Biden kthen urdhrin e Trump, s’ka më shpime në Arktik

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan, Joe Biden, po fshin një tjetër politikë mjedisore të administratës Trump. Një zyrtar i lartë konfirmoi se Shtëpia e Bardhë do të pezullojë qiratë për shpimet për naftë dhe gaz në Arktik.  Më herët këtë vit, Biden nxori një urdhër ekzekutiv për një moratorium për këto marrëveshje derisa të përfundonte një proces rishikimi. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se kishte mungesa ligjore për programin e mundësuar nga administrata Trump.

Liderët tribalë të Arktikut përshëndetën vendimin e Biden, ndërsa republikanët e kundërshtojnë atë. Hapësira Kombëtare e Jetës së Egër në Arktik, me një sipërfaqe rreth 78 mijë kilometra katrorë, cilësohet si territori i fundit amerikan i paprekur. Rajoni është i pasur me naftë dhe një vendndodhje e rëndësishme për shumë specie dhe konsiderohet i shenjtë nga njerëzit indigjenë Gëich’in (Geishin).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *