• |
ide | kryesore

Fotot që konfirmojnë lidhjen e Ben Affleck dhe Jenifer Lopez

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Mbrëmjen e djeshme ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.

Çifti janë parë duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit dhe ecur bashkë drejt restorantit. Madje në disa foto Jennifer shihet duke mbështeteur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithahstu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.

Kujtojmë se para disa ditësh, Jennifer u fotografua me një tjetër ish të saj, Marc Anthony. “Daily Mail” publikoi foto ekskluzive të tyre, ku Jennifer dhe Marc shiheshin duke ngrënë drekën bashkë në një hotel në Miami. Megjithatë këto foto nuk lanë vend për dyshime, sepse dyshja kanë treguar se ruajnë raportet e mira pas ndarjes duke qenë se kanë në mes dhe dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max.



2 Comments

  1. Viola Dokos I duket vetja si Xhenifer Lopez? Si vjen turp.Grua 70 vjece me 500 halle u ben muhabet sexi burrave te botes jashte ardheut ne telefon.Nuk ndryshon njeriu keshtu ka qene qe e vogel,ordinere.Kamuflohet pasi shkruan ca poezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *