• |
ide | kryesore

U dënua me dy vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ankimon vendimin e GJKKO

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeprokurori i Përgjithsëm Adriatik Llalla ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për fshehje të pasurisë në tre raste. Ankimimi është bërë ditën e sotme, në kundërshti të vendimit që e dënon ish-kryeprokuron me dy vite burg dhe 5 vite heqje të mundësisë për të mbajtur funksione publike.Gjykata gjtihashtu vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.

Ish-prokurori i përgjithshëm është një prej 4 personave publikë të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA, bashkë me Sali Berishën, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.



3 Comments

  1. Ore po ata qe ky i ka komshij tek tokat e sekuestruara u arrestuan ???????
    Aty jane prokuror e politikanet me ne ze qe kane pronat e fituara me kurveri dhe intriga .
    Ku eshte spaku?????

  2. ASNJË lidhje me listat e Vlorës, Tiranës, etj. Përkundrazi, sa më larg 25 Prillit, edhe më shumë i nderuar për mungesën në listat e tenderuara natën por që shitën ditën zgjedhjet e radhës!

    ZERO problem me qytetarin L.B, si djalë, prind, bashkëshort, shofer, kuzhinier, përkthyes, me balluket, kostumet, veset apo virtytet njerëzore që si çdo njeri tokësor edhe ai mbart.

    Sinqerisht keqardhje për sa kohë harxhova me një “ delinkuent në tentative për Kryeministër », por «shtetar i pa këllqe, mashtrues i stërvitur, i pabesë për tu përballur dhe cinik njëherësh”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *