• |
ide | kryesore

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja holandeze nga Shkodra: Po studiojmë raport-progresin e KE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Holanda është një vend që i ka thënë disa herë “Jo” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. E pyetur nëse është gati Shqipëria për Holandën që të jetë pjese e Unionit, Ambasadorja Guusje Korthals Altes e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje. Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje.

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *