• |
ide | kryesore

Ura e Darëzezës u ndërtua për 18 orë/ Olta Xhaçka doli garant për mjetet e tonazhit të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoferi i kamionit që u bë shkak për shembjen e urës së Darëzezës u vu në pranga nga policia si fajtor për shkatërrimin e urës. Por rreth 3 vite më parë, kur ura u ndërtua nga Forcat e Armatosura, Ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli garant se mbi të mund të kalonin edhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Në inaugurimin e urës, ministrja shkoi vetë për të përgëzuar ushtarakët për punën, duke vënë në dukje se objekti ishte ndërtuar në kohë rekord për 18 orë dhe duke deklaruar se aty mund të kalonin edhe mjetet e tonazhit të rëndë.
“Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ministrja Xhaçka i siguroi ata dhe banorët e Darëzezës se ura e sapondërtuar është plotësisht e sigurt dhe do të mundësojë lëvizjen e mjeteve të rënda” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes të publikuar në dhjetor të vitit 2017.

https://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/2831-fa-ndertojne-uren-ne-darezeze-ministrja-xhacka-dite-nate-ne-sherbim-te-komunitetit

https://www.youtube.com/watch?v=E8C4oUzvZTs



5 Comments

  1. pse mashtroni kot me keqinterpretime. tek deklarata thet mjete te renda jo mjete me tonazh te rende.
    ne fillim te ures kishte tabel qe kalonin mjetet deri ne 15T nderkohe duket qe mjeti eshte me tonazh mbi 15 ton.
    Nuk behet lajmi duke mashtruar. llapista gazetar.

  2. Perpara ures ishte tabla qe ndalonte mjetet me te renda se 15 ton te kalonin mbi te.
    Kurse kamjoni me skrap peshonte me shume se 45 ton.

    O lapsi , mblidhni mendjen se nuk fitoni gje me keto lloj titulli. Mos u kapni pas nje fjale te pergjithshme qe ka thene ministrja. Kush eshte specifikimi teknik per ‘makine e tonazhit te rende’ ? Hyn 15 ton ne tonazhin e rende ?

  3. Diegia e mandateve që bëri Lulzim Basha nuk ishte një akt i “fortë”, e as “revulucionar”; ishte një “akt-vetëvrasës”.

    Pra Basha, firmosi me atë akt që të vrasë politikisht veten e tij për të marrë një gjë të madhe: delegjitimimin e Edi Ramës, i cili ishte dhe është pengesë për Sali Berishën dhe Ilir Metën në radhë të pare, e jo për PD-në e kryetarin e saj.

    Dalja nga sistemi e PD-së, ishte siç Berisha e ka vizatuar qartë, një akt i rrezikshëm, që mund ta çojë këtë parti në shkrirjen e saj.

    Natyrisht, PD nuk shkoi drejt shkrirjes, ngaqë SHBA dhe BE, i dhanë shansin Lulzim Bashës për të hyrë në sistem nëpërmjet një marrëveshje jashtë Parlamentit me mazhorancën, që çoi në formimin të së ashtuquajturës “Tryezë për Reformën Zgjedhore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *