• |
ide | kryesore

Deri ne vitin 2023, Donald Trump larg Facebook

-Instant, Paparazzi, Slider



Facebook ka pezulluar përfundimisht ish-Presidentin amerikan Donald Trump për 2 vite në këtë rrjet social. Në vendimin që ka marrë bordi i kompanisë, Trump do të jetë i bllokuar të paktën deri në janarin e vitit 2023.

Kjo masë drastike u mor pas trazirave që ndodhën në Kongresin e SHBA më 6 Janar, për të cilat u akuzua Donald Trump si nxitës përmes postimeve në Facebook.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, besojmë se veprimet e tij përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave tona dhe meritojnë dënimin më të madh”, tha Facebook.

Rasti i Donald Trump shënon herën e parë që Facebook pezullon një President në detyrë, Kryeministër ose drejtues shteti. Kujtojmë se Trump, edhe pse ishte në ditët e fundit të detyrës si President i SHBA, u pezullua në këtë rrjet social. Ndërsa sot u mor vendimi që ish-Presidenti amerikan të mos ketë akses në Facebook deri në vitin 2023.



1 Comment

  1. Nderkohe ne face book ke maniak, vrases, pedofil, kriminel dhe terrorist qe bejne cfare ti doje qefi. Kjo eshte demokracia amerikane nen pushtetine e te majtes liberale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *