• |
ide | kryesore

“Do ju vras”/ Bashkëshortja e Mexhit Picarit rrëfen: Dhëndri ishte i dhunshëm, tentoi të na shtyp me kamion

-Instant, Lajme, Të fundit



Dhurata Saliaj, e cila u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Salia ja dëshmuar para autoriteteve policore mbi ngjarjen e rëndë. Nga Ballkan Web, bëhet me dije se 33-vjeçarja ka deklaruar që ish-bashkëshorti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve. Edhe bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari, ka folur për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë. Gruaja e autorit të krimit rrëfeu për mediat se ish-dhëndri i tyre, Kudret Saliaj, ishte i dhunshëm dhe i kërcënonte të gjithë si familje.

“Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atjë në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. Ke edhe kamerat atje, mund ta shihni, ka ardhur me forustradë të zezë dhe ka torturuar gocën. Tha goca ‘u frikësova, se ishte një kasolle e frikshme në mal’. Erdhi dhe në lokal tha se do na vriste, erdhi me kamion të na shtypte. “Do ju vras, do ju zhduk familjen”, na tha. Ne shkuam menjëherë në Vorë. Ka qenë gjithmonë i dhunshëm. Jemi munduar t’i zgjidhim në gjykatë. Shteti nuk ec mirë. Kur dhunohet një grua, në vend që shtet të fusë burrin në burg, ka futur gocën. Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri”, tha Manushaqe Picari.



4 Comments

  1. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez
    njerezit e poshte jane te identifikueshem dhe te shmangshem

  2. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez
    njerezit e poshte jane te identifikueshem dhe te shmangshem

    mesoni mesoni

  3. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez
    njerezit e poshte jane te identifikueshem dhe te shmangshem

    mesoni mesoni

    jam gati te dal nudo per ta dhene kete mesazh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *