• |
ide | kryesore

Donnarumma është portieri i ri i Psg: italiani nuk mund të mbajë numrin e tij 99

-Instant, Sport



Gianluigi Donnarumma do ta luajë Europianin duke njohur skuadrën e tij të ardhshme. Kundër të gjithë parashikimeve që e shihnin në Torino, PSG ka fituar konkurencën Juventus e Barcelonës për të siguruar shërbimet e portierit të ekipit kombëtar të Italisë, që të martën, pas ekzaminimeve mjekësore në Firence, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare për 12 milion në sezon plus bonus të lehtë për tu arritur.

Pas muajsh negociatash për rinovimin dhe thyerjen e raportit me Milanin, Mino Raiola ka gjetur ekipin të gatshëm për të mbuluar klientin e tij me ar. Nëse nuk ka surpriza të bujshme, karriera e Gigios do të vazhdojë nën Kullën Eiffel së bashku me Neymar dhe Mpabbé. I dëshiruar fuqimisht nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, tani ish-numri 1 i Milanit do të luajë për vendin si titullar me Keylor Navas, i cili kohët e fundit ka rinovuar deri në 2024.

Francezët janë lëshuar në merkaton e transferimeve dhe mungon vetëm zyrtarizimi për përforcimin në mesfushë me Georginio Ëijnaldum. Pas tërheqjes së Barcelonës, holandezi ka hedhur firmën mbi një kontratë me parisienët deri më 30 qershor 2024. Zyrtarizimi, pasi kaloi ekzaminimet mjekësore, është planifikuar në orët e ardhshme.

Donnarumma do të fitojë 12 milion euro në sezon për 5 vitet e ardhshme, por ai duhet ti thotë lamtumirë numrit 99. Firma me PSG është fare pranë, por ka një kuriozitet të lidhur me numrin e fanellës. Në Ligue 1, në fakt, rregullorja flet qartë: në nenin 576, kushtuar emrave dhe numrave të fanellave, lexohet se “numrat imagjinarë janë të ndaluar (shembull: 45 ose 82)” dhe specifikon pikërisht në çështjen e portierëve se “numrat 1, 16 dhe 30 janë të rezervuara ekskluzivisht dhe detyrimisht për portierët. Si opsion i fundit është e mundur të caktohet numri 40”.

Në PSG italiani duhet të luajë postin e titullarit me Navas i cili mban numrin 1 dhe Sergio Rico i cili ka 16 dhe një kontratë deri në 2024. E pamundur që Donnarumma të luajë përsëri me numrin 99.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *