• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje rreth ores 21.20 në aksin Peqin-Elbasan.

Raportohet se një person i seksit mashkull ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërkohë janë plagosur persona të tjerë, sipas informacioneve paraprake.

“Në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur një mjet kamioçinë dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford” – thotë policia.

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, për të hetuar rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *