• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina këput në mes pemën dhe përfundon me goma në ajër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi, në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes nga uniformat blu, është përplasur me një tjetër automjet. Makina është përplasur edhe me një pemë që është rrëzuar më pas në trotuar, ndërsa mjeti ka përfunduar e përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Deri më tani sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *