• |
ide | kryesore

Greqia pritet t’ua ndalojë vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca personave nën 60 vjeç

-Instant, Lajme, Planet



Komisioni i Vaksinimit në Greqi pritet që të rekomandojë që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca të mos u bëhet personave që janë nën 60 vjeç.

Siç raportojnë mediat në vend, deri më tani vaksina u është bërë personave që janë mbi 30 vjeç. Njoftimi për kufizimin e moshës për këtë vaksinë pritet që të bëhet gjatë pasdites nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse rekomandimi aprovohet nga qeveria greke, personave nën 60 vjeç që e kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca do t’u injektohet një nga tre vaksinat e tjera të aprovuara në vend. Të njëjtin vendim për përdorimin e AstraZeneca-s mori disa ditë më parë edhe Italia pasi një vajzë 18-vjeçare humbi jetën disa ditë pasi ishte vaksinuar me këtë vaksinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *