• |
ide | kryesore

Kërkesa për konfiskim të pasurive/ Avokatët e Ylli Ndroqit sulmojnë SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Avokatët e Ylli Ndroqit akuzojnë SPAK-un se nuk ka respektuar procedurat, pasi sot njoftoi përmes një deklarate për mediat përfundimin e hetimit pasuror mbi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave dhe mediet RTV Ora dhe Ora News dhe kërkesën për konfiskim të këtyre pasurive nga Gjykata e Posaçme.


SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit 


Pas një procedure që zgjati më shumë se 10 muaj, dy përfaqësuesit e akuzës kanë ngritur pretendimin se rreth 27 për qind e shpenzimeve nuk janë mbuluar nga të ardhurat, duke paraqitur dhe një tabelë duke renditur edhe vitet.

Një vendim i tillë do t’i hapë rrugën përballjes në gjykatë mes avokatëve të zotit Ylli Ndroqi si dhe dy prokurorëve.

Pas marrjes së njoftimit, përfaqësuesit ligjor të Ndroqit shprehen se SPAK nuk ka respektuar procedurat pasi nuk i kanë njoftuar më parë për këtë vendim.

Po ashtu ata shtojnë se janë të gatshëm për “përballjen dhe se diferenca e pretenduar nuk qëndron dhe se për këtë kanë faktet dhe argumentet e plota të cilat do t’i paraqesin në gjykatë ku dhe do të nisë përballja ligjore”. 

2 Comments

  1. Hahaha, sa te dhime qe jeni Lapsi !

    Avokatet sulmojne prokurorine ?
    Nqs nuk e dini, avokati per kete paguhet – qe te paraqese perpara gjykates argumentet e klientit. Ky nuk quhet “sulmim i prokurorise”, por “mbrojtje e klientit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu