• |
ide | kryesore

Akuzohet si porositësi i 137 kg kokaine, GJKKO pezullon çështjen ndaj Gentian Malindit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pezulluar çështjen e biznesmenit Gentian Malindi, i cili akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit.

GJKKO e ka pezulluar dosjen për një vit, për shkak se i pandehuri nuk gjendet, pasi është në arrati, zbuloi news 24. Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.

Kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *