• |
ide | kryesore

Kosova mban zgjedhjet lokale më 17 tetor

-Instant, Arkiva, Lajme



Kosova do të mbajë zgjedhjet lokale më datë 17 tetor të këtij viti.

Data u konfirmua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për mediat.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *