• |
ide | kryesore

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb, mbetet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në zonat malore, por kthjellimet mbizotërojnë bregdetin dhe zonat e ulëta deri pak pas mesditës, kur vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten me të paktën 2 gradë në mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 7°C deri në 30°C.Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *