• |
ide | kryesore

Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh kontrabandë në portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fitimi



Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në portin e Durrësit. Paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia.

Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit ku u gjetën paratë kontrabandë.

Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërrit sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti.

Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine, e cila dyshohet se destinacionin përfundimtar kishte qytetin italian të Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *