• |
ide | kryesore

Zbardhet plagosja e biznesmenit në Sarandë, policia identifikon 3 autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi është zbardhur nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar.

Kujtojmë se 20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi . Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Mario Jani, 33-vjeç.  Policia njofton se A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I.,  dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *