• |
ide | kryesore

Arrestohen gjashtë persona në Tiranë, policia jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia arrestoi gjashtw persona nw Tiranw ditwn e fundit. Veprat penale të kryera fillojnë që nga dhuna fizike e ushtruar ndaj ish bashkëshortes deri tek vjedhjet dhe organizimi i lojërave të paligjshme të fatit. Mes të arrestuarve ka qenë edhe një femër me inicialet K.K 35 vjeçe.


Ndërsa arrestimet e tjera janë kryer përkatësisht për arsyet e mëposhtme:


Shtetasi A. V., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.