• |
ide | kryesore

Shqiptari lë nam në Itali, rreh me shpulla baristen kineze, thyen gota e përplas karriget (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në pragnat e policisë së Padovës në Itali pasi shkaktoi rrëmujë dhe goditi banakieren e një lokali. Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim Bogdani ka qënë nën efektin e alkoolit kur ka filluar që të kërcënojë klientët e lokalit ku po pinte dhe ka goditur baristen e cila ishte me origjinë kineze. Ai filloi të thyente gotat, të përplaste karriget dhe të hidhte vazot e luleve në tokë duke rrezikur dhe klientët që ndodheshin në bar, duke tentuar më pas të largohej nga vendngjarja. Menjëherë është lajmëruar njësia speciale e policisë dhe 54-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në rajon. Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të jepet masa e dënimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *