• |
ide | kryesore

Ende pa një datë për çeljen e negociatave, revolta e Ramës kundrejt shteteve të BE-së: Dështuan ata, jo ne

-Instant, Lajme, Të fundit

Një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, reagon kryeministri Edi Rama.


Në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama deklaroi se Shqipëria dhe shteti fqinj nuk dështuan, por ajo që dështoi ishte vetë BE.


“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë.

Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, tha kryeministri Rama.

7 Comments

  1. KU DESHTON KY KY KA VETEM SUKSESE , SI DIKTATORI CNJERZOR KOMUNISTE QE PER 45 VITE NEPERMEJ PROPOGANDES DONTE T’IA MBUSHTE MENDJEN POPUULIT QE PER SHKATRRIMIN TOTAL TE VENDIT FAJIN E KISHTE ARMIQTE E JASHTEM DHE TE MBRENDSHEM.

  2. Ata i kane xhepat plot.Njerzit jane me fukarenj dhe me te semure e me te papune e te pashkolluar. Te tjerave hidhini ca rigon me shum.

  3. Ai komunist i flaket non grada per shba,an Ne 91 u drejtua popullit me dy ceste shpreja demokraci dhe dy gishta perpjet shpresoj qe sa me shpejt te perfundoi ne kafazin e hekurt.

  4. Te skaduar totalisht , te degjeneruar e deshtuar . Rroft skenderbe junior i shqiperis pa vk tjerave . Je me i qiri ashtu mfal me i miri ! Minjt pederasta do dalin nga vrimat per te komentuar sot apo pushim o’ shum vap …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu