• |
ide | kryesore

Shembja e pallatit në Miami/ Shkon në 159 numri i të zhdukurve, por dëgjohen zhurma nën rrënoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i njerëzve të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në qytetin amerikan të Miami është rritur në 159. Deri tani 4 persona janë zyrtarisht viktimat.

Kryebashkiaku i Miami thotë se ata kanë “ende shpresë” për të gjetur të mbijetuar. Ekipet e kërkimit që punojnë gjatë gjithë kohës dhe kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke goditur nën rrënoja.

Ajo që e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet në orët e para të mëngjesit të enjtes mbetet e paqartë. Deri tani dihet se në ndërtesë banonin 102 persona, por është e paqartë sa ishin brenda saj në momentin kur u shemb.

Ekipet kanë hapur një tunel nga një parkim nëntokësor makinash poshtë ndërtesës në përpjekje për të arritur te viktimat.

Shumica e banorëve besohet se kanë qenë në gjumë kur ndodhi shembja ndodhi rreth orës 01:00. Shiu i vazhdueshëm po vështirëson punën e për ekipet e kërkim-shpëtimit. ©LAPSI.al


Graphic showing images of the building before and after it collapsed

Miami map



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *