• |
ide | kryesore

Tre persona gjenden të vdekur nën rrënojat e pallatit që u shemb në Barcelona

Lajme, Të fundit



Tre persona të vdekur u gjetën ditën e sotme, nën rrënojat e një pallati që u shemb ditën e djeshme në afërsi të Barcelonës. Trupat e vdekur nuk janë identifikuar ende.

Njoftimi për gjetjen e tre trupave të vdekur u bë nëpërmjet një postimi në rrjetin social X nga forcat zjarrfikëse. “Kemi gjetur tre trupa të pajetë brenda banesës që u shemb në Badalona. Ata ende nuk janë identifikuar,” shkruan zjarrfikësit.

Zjarrfikësit thonë se është hapur një vrimë nga kati i fundit i pallatit deri në tokë, ndërsa fasada e saj nuk ka asnjë dëmtim. Teksa shkaqet e shembjes nuk dihen ende.

Sipas mediave spanjolle blloku i pallateve, që përfshinte 20 apartamente është ndërtuar në vitin 1959 dhe së fundmi i ishte nënshtruar një kontrolli sigurie. Në Badalona autoritetet lokale njoftuan se kishin shpallur tre dite zie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *