• |
ide | kryesore

Arrestohet 44-vjeçari në Vlorë, kërkohej për plagosje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfundon në pranga më shumë se dy javë pasi plagosi rëndë një person, autori 44-vjeçar.

Policia e Vlorës tha se arrestoi shtetasin G. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

“Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 10.06.2021, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *