• |
ide | kryesore

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 60-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 60-vjeçari quhet Zaim Qoshja, ndërsa dyshohet se po kryente riparime në një kabllo zgjatimi të energjisë elektrike, ndërsa një gabim fatal i ka kushtuar jetën.

Mediat fqinje, shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savignano të Italisë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *