• |
ide | kryesore

Infektohet kryeministri i Luksemburgut, mori pjesë në samitin e BE

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Luksemburgut, Xavie Bettel, ka rezultuar i infektuar me koronavirus dhe tashmë është futur në izolim për një periudhë 10-ditore. Bettel, i cili ka marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, mori pjesë të enjten në takimin e Këshillit të Europës.

Megjithatë, asnjë nga 26 liderët e tjerë nuk konsiderohet si rast kontakti, pasi në Luksemburg të tillë quhen vetëm ata që kanë qëndruar me një person pozitiv, për 15 minuta në një distancë më të vogël se 2 metra, pa maskë. Aktualisht, Bettel ka shfaqur vetëm simptoma të lehta dhe shprehet se do të vijojë të kryejë funksionet e tij nga shtëpia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *