• |
ide | kryesore

Dështimi i Mbappe/ Prekja nga sindroma e Mesit dhe Ronaldos

-Instant, Kryesore



Alexandre Pedro /Pas një nate të e çmendur nga ato që futbolli dhuron herë pas here, toka e Bukureshtit u drodh nën këmbët e Kylian Mbappé-së. E pabesueshme, sulmuesi i bluve i hodhi një shikim arbitrit. Për një moment, ai besoi në një shans të dytë. Ndoshta portieri zviceran Yann Sommer kishte lëvizur nga vija e bardhë përpara gjuajtjes së tij në portë.  Mbase arbitri Rapallini do ta përsërisë penalltinë.

Por jo. Ndihmësi i arbitrit e konfirmoi vendimin. Franca u eleminua nga Zvicra.

Lexo me tej:

‘Rënë nga kaq lart’, dështimi flagrant i Francës në Euro 2020: Deshamps tani rrezikon pankinën

I ngrirë në zonën e penalltisë, parisieni mbeti i vetëm. Madje shumë vetëm. Shokët e tij të skuadrës nuk kanë fuqi ti afrohen për ta ngushëlluar. Edhe ata janë të mbytur nga trishtimi.

Në një seancë penalltish ai që merr përsipër goditjen e pestë është i ndërgjegjshëm se mban në majën e këmbës së vet peshën e shpënies së gjithë skuadrës në parajsë apo në ferr.

Eleminoi Francën, Mbappe depresiv: “Trishtim i thellë, vështirë të kthej faqe”

Vetëm 22-vjeçar, Kylian Mbappé, e ka provuar se di të mbajë përgjegjësi mbi shpatulla. Me Benzemanë dhe Grisman që kishin dalë nga fusha, pesha i takonte atij. Ai ngriti dorën për të marrë përsipër peshën e penalltisë së fundit. Vazhdimi është i njohur.

Një goditje e fuqishme, por në gjysmë lartësi dhe në mes të portës – fati që do të donte çdo portier – dhe Mbappé e shtoi emrin e tj në listën e mrave të mallkuar mes bluve që kanë humbur penallti ku shkëlqen Trezeguet, në finale e Kupës së Botës 2006.

Një tjetër epokë tashmë. Aëhere ende nuk kishin media sociale ku ata të thoshin gjithë zhgënjimin e tyre. “Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, nuk mundëm të arrinim objektivin tonë. Me vjen keq per kete penallti. Doja të ndihmoja ekipin por dështova”, shkruajti Kylian Mbappé në Twitter një orë pas eliminimit. 

Ai e mori mbi vete përgjegjësinë, por Didier Deschamps nuk dëshiron ta shesë përballë ndëshkimit popullor. “Kylian ndihet fajtor,
por ai nuk ka pse të jetë ”, e mbrojti trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për braktisjen që i bënë shokët e skuadrës sulmuesit. Bosi i bluve ka dashur të shuajë çdo polemikë. “Askush nuk mund ti mbajë inat nga momenti kur ai mori mbi vete përgjegjësinë. Një gjë e tillë mundet ti ndodhë kujtdo. Por padyshim që ai është shumë i prekur“.

Ai vetë e ka zakon që kërkon të gjykohet mbi statistikat, të cilat i ka kulturë dhe mani, prandaj Kylian Mbappé, këtë rradhë nuk do t’i shpëtojë dot komenteve dhe analizave për këtë kampionat europian ku ai doli pa shënuar asnjë gol, me gjithë katërmbëdhjetë goditje drejt portës të mbetuar në tentativë.

Video/ Tronditet Europiani, Zvicra nxjerr jashtë kampionët e botës: Mbappe humb penalltinë që dënoi Francën

A ka dështuar sulmuesi i Paris Saint Germain Euro-n e tij?

Sigurisht nga të shtatë golat që Franca bëri këtë kampionat ai është i përfshirë në katër. Dhe nëse arbitrimi me video do nuk kish qenë aq i rreptë ai do shkruhej në listën e shënuesve që në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë ku realizoi një super gol.

Kundër Zvicrës, Mbappé humbi shumë raste. Ai ka madje padashje pengoi një gjuajtje të Olivier Giroud të shkonte drejt rrjetës. Por ama, nga ana tjetër, asistimi i tij për golin e parë të benzema dhe thembra e tij tek i dyti flasin për një tjetër këndvështrim të rolit të tij gjatë europianit.

Përpara se të fillonte ky kampionat, Mbappé konsiderohej nga kundërshtarët si rreziku kryesor i skuadrës franceze. Ai qe njeriu prej nga rreziku prodhohej. Edhe në këto ndeshje ai ndryshoi në favor të skuadrës. Lëshoi më shumë hapsira në qendër të fushës për ti bërë vend Benzemasë. Ai gjithashtu dëshmoi një disiplinë të fortë taktike duke u kthyer në mbrojtje shumë më tepër se zakonisht.
Por të hënën në mbrëmje në Bukuresht, Kylian Mbappé zbuloi se jeta e tij me blutë nuk mund ti ngjante gjithmonë verës ruse kur ai vetëm 19 vjeçar,vsurprizoi mbarë botën për t’i ofruar Francës yllin e dytë mbi fanellën e saj.

Me fuqi të mëdha, përgjegjësi të mëdha, djaloshi i lindur në Bondy (SeineSaintDenis) po përjeton tani atë çfarë një Cristiano Ronaldo ose një Lionel Messi kanë jetuar me Portugalinë dhe Argjentinën për më shumë se një dekadë. Fitoret e kombëtareve mbartin gjithmonë gjurmët e këtyre futbollistëve të mëdhenj, por ama, fatkeqësisht edhe dështimet bien mbi supet e tyre më shumë së ato të kujtdo tjetër.

Në mesazhin e tij pas ndeshjes Kylian Mbappé skruante se “të flesh do të jetë e vështirë” dhe jo kjo vetëm sepse hoteli i bluve binte mbi një nga arteriet më të zhurmshme në kryeqyteti rumun. Sapo të mbërrijë në Francë atij do i duhet të marrë një tjetër vendim për të zgjatur ose jo kontratën e tij me të PSG-në. Në klub ose ekipin kombëtar, Kylian Mbappé nuk ka mbaruar së qeni në qendër të vemendjes. Ai gjithmonë e ka kërkuar dhe e ka pranuar këtë përgjegjësi. Një penallti e humbur është e pafuqishme për ta rrezikuar ose ndryshuar këtë ambicie intime.  

Marrë nga Le monde/ Lapsi.al 



2 Comments

  1. ronaldo e ka fituar nje trofe te rendesishem me ekipin kombetar(2016) dhe ligen e kombeve po deshe ,mbappe gjithashtu (2018)….messi?????
    Mos flisni idiotesira dmth

  2. Nejse, Xaxet e ekipit “trecolor” kane marre vendim qe Franca te konkuroje jo me ne Europe por ne Kupen e Afrikes. Kjo si kthim ne identitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *