• |
ide | kryesore

Eleminoi Francën, Mbappe depresiv: “Trishtim i thellë, vështirë të kthej faqe”

-Instant, Sport



“Është shumë e vështirë të kthesh faqe. Trishtimi është i thellë pas këtij eliminimi. Nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë objektivin tonë.” Me këto fjalë Kylian Mbappé, komenton në rrjetet e tij sociale, eleminimin nga Kampionati Evropian të Francës, pas goditjeve të penalltive në ndeshjen e 1/8 të Euro 2020 kundër Zvicrës.

Ylli i futbollit francez ka dështuar të shkëlqejë në turneun më të rëndësishëm kontinental, duke humbur madje edhe penalltinë vendimtare, pas 3-3 në kohën e rregullt dhe ato shtesa. “Jam i trishtuar – shtoi ylli i PSG – unë doja të ndihmoja ekipin por nuk munda. Të fle gjumë këto netë do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht këto janë rreziqet e këtij sporti që unë e dua aq shumë. E di që ju tifozë keni mbetur të zhgënjyer, por gjithsesi do të doja tiu falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë besuat te ne. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të tregojmë se jemi edhe më të fortë për ndeshjet e ardhshme. Komplimente dhe fat të mbarë Zvicrës”, uroi Mbappe kundërshtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *