• |
ide | kryesore

Ironia e gazetares turke: Dronë për shqiptarët, pse nuk u japim edhe raketa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.

Përmes postimeve në Twitter, gazetarja pyet se “kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?!”

Ajo shkon edhe më tej me ironinë kur shkruan: “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?”

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Blendi Çuçi njoftuan planin e përforcimit të Policisë së Shtetit me dronë superinteligjentë në mbështetje të punës për kontrollin e territorit dhe akseve rrugore.

Gazeta pro qeveritare turke “Yeni Safak” ka publikuar një shkrim, sipas të cilit Shqipëria ka ndarë një buxhet prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e disa dronëve të paarmatosur nga Turqia.



5 Comments

  1. Megjithese nuk jam dakord me blerjen nga tyrqynia te droneve, nuk po kuptoj kete gazetaren. Jo per gje por nese turqit terhiqen, ka dhjetra te tjere qe shesin hekura xte ndryshkur.. Nese kjo Payzumlliky e ka me shqipetaret nuk ka problem, mjaft te mos flase!

  2. Gazetarja aq ka e aq thote, problem qendron se realisht policia shqiptare ka nevoje per paisje ne fuksionimin e saj, tjeter gje se sa e kemi takatin financiarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *