• |
ide | kryesore

Izraeli bombardon spitalin në Gaza, plagosen 7 gazetarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
gaza



7 gazetarë, përfshirë dhe njërin që punonte për BBC-në, janë plagosur në një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Gaza. BBC raporton se sulmi synonte anëtarët e grupit militant të Xhihadit Islamik. Ushtria izraelite tha se goditi një qendër komanduese të Xhihadit Islamik në mjediset e spitalit al-Aksa në Deir al-Balah. Hamasi dhe stafi mjekësor mohojnë akuzat e Izraelit se militantët përdorin spitalet si baza. Xhihadi Islamik, një aleat i Hamasit, nuk e ka komentuar ende sulmin. Gazetarët ishin mes qindrave njerëzve që janë strehuar në tenda të improvizuara në mjediset e spitalit.

Shumica e gazetarëve të vendosur në ambientet e spitalit janë nga Gaza veriore. Ata vazhdojnë të punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, me pak ushqim, ujë ose energji elektrike dhe nën kërcënimin gjithnjë e më të pranishëm të sulmeve izraelite. Shumë prej tyre punojnë duke shitur foto që dokumentojnë jetën brenda dhe përreth spitalit, teksa kujdesen për familjet e tyre të reja që jetojnë me ta brenda tendave. Çadra më afër shpërthimit i përkiste agjencisë turke të lajmeve Anadolu.

“Ata goditën tendën pa asnjë paralajmërim. Ne po qëndronim në tendë si një grup gazetarësh në mënyrë paqësore pa asnjë terrorist në mesin tonë”- tha Ali Hamad, një fotograf për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ne po përgatisnim kamerat tona dhe papritmas çadra u godit, gjithçka u errësua dhe u mbulua me mbeturina dhe gurë që fluturonin mbi kokat tona dhe kishte flakë.”

Saeed Jaras, një fotograf i pavarur, tha: “Ne jemi gazetarë të paarmatosur dhe nuk kemi të bëjmë me asgjë”. Ushtria izraelite tha se “qendra e komandës dhe terroristët u goditën saktësisht, me qëllim minimizimin e dëmit ndaj civilëve të pa përfshirë në zonën e spitalit”. Al-Aksa është spitali i fundit që funksionon në Rripin qendror të Gazës.

Sulmet izraelite vranë 77 persona në Gaza në 24 orët e fundit, tha të dielën ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Ajo raportoi se 9 persona të tjerë vdiqën në një sulm izraelit në Bani Suhaila pranë qytetit të Khan Younis. Lufta në Gaza filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe rreth 253 u morën peng. Nga të arrestuarit, rreth 130 mbeten të pagjetur, të paktën 34 prej të cilëve supozohen të vdekur.

Izraeli nisi operacionin e tij hakmarrës, duke thënë se kishte për qëllim shkatërrimin e Hamasit. Që atëherë, 32 782 palestinezë janë vrarë dhe 75 298 janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Në fillim të këtij muaji, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nga të vrarët, më shumë se 25 000 ishin gra dhe fëmijë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Cpritet nga izraeli tjeter, krim, ge ocid, apardeit, e .ashtrim.Vetem keto cilesi po tregon ai shtet kriminal.Te vrasesh aqe shume nga nje popull, e ta mbulosh me alibi, tregon qellime te tjera qe kane per pushtimin e shfarosjen e atij populli.Perkedhelja e perendimit e ka cuar deri ne keto veprime cnjerezore qe sot ata kryejne mbi popuin palestinez. Nese, bota, kujton holokaustin mbi to, po per kete popull qe po inkrimizohet, perndiqet, vritet, pa uje, drita, veshje, ushqim kush po mendon.A po, kenaqenme shfaqiet e ushtrise barbare, me sioniste qe bllokojne ushqimet, apo kur shohin uldozere qe rrenojne shtepite, apo hapin varre.ku valle ndodh keshtu sot,,,,Kete po e bejne ata qe u vrane e masakruan nga fashizmi, por fatkeqesisht, sot, po vepropekt per kriminelet, nga do qofshin.jne edhe me rende e poshtersisht ket, te nderuarit,,CIFUTE, asnje rres

    1. U shofshin fare se terroristrë janë, vranë 1200 njerëz të pafajshëm e mbajnë peng edhe rreth 300 të tjerë.

      Çtë mbellësh do korrësh!

  2. BARBAR KRIMINEL EDHE TI.NUK PASKE SY, MENDJE E SHPIRT.SHIHE ME QARTE REALITETIN E NDODHINE. ATA QE SULMUAN NUK PO I LEVDON NJERI,TERRORIRIZEM QUHET, POR TA BESH PO VETE EDHE ME KEQ, ESHTE SHUME ME E RENDE. A E DI TI KOMENTUES QE KRIMI HAMASIT, SIPAS KONSPIRACIONIT, QE THOHET SE ESHTE NXITUR E THURRUR NGA MOSSADI, QE TE ARRIJE DERI KETU. A E DI TI SI INJORANT, SE NE CTERITOR, E SA SIPERFAQE PATI SHTETI SIONIZT,,, SOT, SA KA PUSHTUAR E PO PUSHTON.PRA, KETA PO VEPROJNE SI FASHIZMI, POR ME .ETODA TE TJERA,SI KRIMINELE NDOFTA EDHE ME KEQ.

  3. T’i bombardojne e t’u qijne ropt deri ne terroristin e fundit. Vete e nisen luften duke vrare mbi 1000 te pafajshem, tani le te presin pasojat e vepromeve te tyre.

  4. INJORANT ME DHPIRT BARBARI, DENOHEN KRIMINELET, E JO NJE POPULL MBARE. PO KAQE DIKERKA HORIZONTI TEND. SHIHE ME GJERE E DREJTE PROBLEMIN, JO ME RACIZEM . KE SHUME URREJTJE NE KOMENT, POR IZRAELI NUK ESHTE AI QE SHITET E QE MASHTRON POLITIKEN BOTRORE NE TE TERA FUSHAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *