• |
ide | kryesore

Rama reagon për gjestin ndaj gazetares: Nuk kërkoj falje, ngjarja u manipulua

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për gjestin ndaj gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta që mori vëmendje të shoqatave të mbrojtjes së gazetarëve, por edhe të mediave ndërkombëtare. Rama këmbënguli që nuk do të kërkojë falje duke e akuzuar gazetaren për manipulim të situatës pas një gjesti miqësor.

“Faleminderit që e vure këtë video sepse është ngritur një histori shumë e madhe. Sepse në të shkuarën mund të kem pasur situata që mund të kisha shumë zell për të reaguar flakë për flakë me gazetaret, por prej vitesh jam krejtësisht në qetësi për t’u përgjigjur. Ky është manipulimi më i madh dhe më i neveritshëm që unë kam parë ku stimulohet një manipulim.

I di të gjitha. E kam thënë për disa media të huaja që u hodhën përpjetë që duhet të pyeteshin edhe të tjerët. Ishte një gjest miqësor për t’i rrahur shpatullën teksa unë po largohesha. Gazetarja nuk bëri pyetje, por bëri një konstatim të gabuar, unë nuk kam një ndjesë për të kërkuar. Në këtë rast unë me gazetaren që është prototipi i ndërprerjes së të gjitha përgjigjeve ajo duhet të vihet përballë kolegeve të tyre.

Nuk kam problem me pyetjet unë, unë kam problem me etikën e një komunikimi. Kur pyet duhet të dëgjosh dhe të tjerët të dëgjojnë. Unë nuk jam aty vetëm për ata që pyesin. Jemi të dyja palët për publikun që ai të dëgjojë. Konferenca ka qenë e qetë, por gjesti ka qenë tërësisht miqësor. Edhe ajo rrahja e shpatullave nuk u materializua dot sepse gazetarja reagoi duke simuluar sikur ishte një agresion.

Unë isha aty edhe me gazetarë të tjerë. Askush nuk i pyeti ata. I gjithë stërmadhimi për atë gjest miqësor nuk ndodhi për zgjatje të krahut, por këtu bëhet fjalë për një individ, gazetare që ka manipuluar qëllimisht këtë ngjarje. Mund të telefonoj këdo, por nuk mund të gjykoj aktorë” – tha Rama në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

Politico: Rama refuzon të kërkojë falje për shtyrjen e gazetares

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?

Incidenti me Ambrozia Metën/ Pyetjet që nxorrën nga kontrolli Edi Ramën



7 Comments

  1. Habitem me ate mase te madhe gazetaresh por edhe te opinionit publik qe mund te kishin

    pritur nje kerkim falje per nje goditje ndaj gazetares Ambrozia, kur ky nuk ka kerkuar falje

    per firmen e babait te tij biologjik per varjen ne litar te poetit disident Havzi Nela dhe

    varrosjen e tij ne vertikalisht ne nje grope te shtylles elektrike.

  2. Po ku ekziston kerkesa e faljea tek Udheheqesi?!?!?!?!
    As peticioni i aktoreve nuk ben derman….
    Vetem po ia kerkoi Aleksi(Soros)…

  3. Qe nga viti 1988 kur u be pjese e nomenklatures se larte te pushtetit e deri sot

    asnjehere , ne asnje rast te meparshem Edi Rama nuk eshte treguar aq i dobet, nuk eshte

    treguar aq i paafte per te kontrolluar instiktet, por ne te njejten kohe nuk ka qene kurre

    me i vertete, nuk e ka treguar kurre se jashtmi si ne kete rast cfare demoni fshihet brenda

    rrobes se tij prej capkeni politik dhe artistik.

  4. Rama kakarisi shume mbreme per tu shfajsuar,por fshati qe duket nuk do kallauz. E turpeshme qe nuk kerkoi falje!

  5. Shume llafe po flasim e prape shqipetaret e votojne. Ky qelbesire gjithe dobsine e ka ke pushteti, dhe shqipetaret vazhdojne t’ja japin..

  6. Çfarë do thuash pamjet filmike e tregojnë çfarë ordiner, rrugaç e lango je!!!
    Si mund të quhet një kryeministër ky palaço burrë që merret me një femër që për moshë është fëmija e tij!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *