• |
ide | kryesore

Takojnë familjarët, plasin polemikat: Belgjika në qendër të kritikave për thyerje të rregullores

-Instant, Sport



Belgjika është përfshirë nga polemikat, përpara ndeshjes cerekfinale me Italinë në Euro 2020. Gjithcka është shkaktuar nga vizitat e familjarëve të disa lojtarëve të ekipit belg, vizita që janë në kundërshtim me izolimin e rreptë të vendosur nga UEFA si pjesë e masave anti Covid. Lajmin që e ka paraprirë gazeta franceze L’Equipe e ka konfirmuar gjithashtu edhe Federata Belge e Futbollit.

Në tentativë të zbusë tonet e debateve të ashpra të ndezura në Belgjikë, e jo vetëm, federata belge ka specifikuar se “takimet me familjarët të lojtarëve në fjalë janë zhvilluar duke ndjekur me rigorozitet rregullat anti-Covid të parashikuara nga protokolli shëndetësor i Uefa-s”. Zëdhënësi i ekipit kombëtar belg Stefan Van Loock ka shpjeguar situatën për mediat, por pa bërë emrat e lojtarëve të cilët janë përfshirë në këtë situatë.

Belgjika pas triumfit me Portugalinë, kampione Europe në dalje, është duke u përgatitur për cerekfinalen me Italinë dhe debatet, në kohën kur e gjithë vëmendja është përqendruar në dëmtimet e De Bruyne e Hazard, nuk i shërbejnë aspak objektivit kualifikim të skuadrës së Martinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *