• |
ide | kryesore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i jep kurajo oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shkuar këtë të enjte për vizitë në SPAK. Ajo ka zhvilluar një takim me kreun e këtij institucioni Arben Krajën dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnajn.

Gjithashtu ajo u takua dhe me hetuesit e rinj e BKH-së ku përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se ata janë duke përfunduar trajnimin e tyre.

Kim thotë se puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë.

“Sot takova hetuesit e parë të BKH të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por do ja dalin me sukses. Ka shumë njerëz që mbështeten tek ta, familjet e tyre krenohen me fëmijët, SHBA do i mbështesë fuqimisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – shkruan Kim në Twitter.



6 Comments

  1. Usa, mjaft me me ligje ligje, mjaft kupa esht mbush shum dhe po derdhet, nuk shef km qe ne vend te investoj genjen genjen dit dhe nate.????

  2. Secili më sherbetor diktaturash, edhe at’herë dhe tani, pasuesit stalinist të gjuhesosur me demokraci, e të brumosur me proletariat.

  3. prerie shiritash dhe ja pune ne si popull duam rezultate zonje e nderuar se na ka ardhe ne maje te hundes me keto njezez qe jane dhe ishin ne pushtet

  4. Asgje nuk do te ndryshoje. Nuk te ngjallin as shprese e as Besim. Do te paguhen si sheike nga taksapaguesit. SPAK merret me qeset e specave qe shesin katunaret BKH do merret me peshorexhit anes rrugeve. Cfare fati kane disa, pune HIC, e paga SHEIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *