• |
ide | kryesore

Forumi i Prespës/ Rama i ashpër me BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat lidhur me negociatat me Bashkimin Europian dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Rama thotë se nëse BE nuk do të mbajë një të tillë, atëhere është shumë mirë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, pasi është një më pak. Kryeministri ka thënë se ndonëse nuk është vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare, ata nuk do t’i lusim më. Sipas Ramës, është Bashkimi Europian që në fakt është nervoz dhe në depresion. Kryeqeveritari shton se “BE nuk mund të na thotë çfarë të bëjmë”.

“Të falenderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?!…U thirrëm nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk është punë e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh”, u shpreh Rama.



3 Comments

  1. O plehrë e more në qafë shqiptarët.Ty të pëlqen një mini jugosllavi si dikur baballarët e tu.Ska çtë duhet Europa ty.Ty të duhen Sërbia Turqia Arabët.Nga mrapa sumës e ke.Dardha e ka bishtin prapa.

  2. Ky eshte bere si Enveri qe “kercenonte” Ameriken :)))) O te qifshin qent e kazanave o Ramazaannnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *