• |
ide | kryesore

Kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Në pranga ka rënë A. M., i cili në momentin që policia mbërriti në banesën e tij në Sauk po kërcënonte gruan e tij me pistoletë.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Mbi 43 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *