• |
ide | kryesore

“Truket e zanatit”: motra e Courtois u tall me Spinazzolën…pastaj kërkoi ndjesë

-Instant, Sport



Valerie Courtois e ka parë veten në qendër të polemikave për një postim të nxituar në të cilin akuzoi Leonardo Spinazzolan për simulimin e dëmtimit. Nuk ka patur shumë vlerë në fakt, më pas, tërheqja e ndjesa e kërkuar. Gjatë Belgjikë-Itali, motra e portierit belg të Real Madrid, e pranishme në stadium, postoi një histori në Instagram duke inkuadruar mbrojtësin italian përtokë me komentin: “Ne i quajmë truke të zanatit”. Vetëm se në këtë rast, Spinazzola kishte këputur tendinën e Akilit, e kur e mësoi e motra e Courtois hoqi postin dhe kërkoi falje, pa i shpëtuar polemikave.

“Më vjen shumë keq që Spinazzola u dëmtua… Unë kërkoj falje për reagimin tim në gjak nxehtësi dhe i uroj një shërim të shpejtë” ishte mesazhi i ri nga motra e portierit belg.

POSTIMI I PARË

POSTIMI I RI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *