• |
ide | kryesore

Vritet presidenti i Haitit, plagoset zonja e parë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra gjatë sulmit në rezidencën e tij në lagjen Pelerin të Port-au-Prince. Lajmi u konfirmua  nga kryeministri Claude Joseph.

Gjatë sulmit u qëllua edhe zonja e parë Martine Moise, e cila mbeti e plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Mediat vendase raportuan se një grup njerëzish disa prej të cilëve flisnin spanjisht u futën në shtëpinë e tyre dhe hapën zjarr.

 Kryeministri Claude Joseph dënoi sulmin dhe u bëri thirrje të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë. Moïse ishte presidenti i 42-të i Haitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *