• |
ide | kryesore

Rritje e infektimeve në Greqi, 2107 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Planet



Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve është 153 në spitale.

Krahasuar me ditën e mërkurë rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot shifra kaloi mbi 2100.

Në javët e fundit nga dita në ditë rritja ka qenë serioze duke shkaktuar alarm te institucionet e shëndetësisë mbi masat e mbrojtjes, ndërsa pas duket se qëndron varianti “Delta”.

Ekspertët kanë parashikuar se në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *