• |
ide | kryesore

Vrau me shufër hekuri përgjegjësin në punë, dënohet shqiptari në Angli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar është burgosur për minimumi 22 vjet për vrasjen e një kolegu të punës në një sulm që u filmua nga kamerat e sigurisë.

Shtetasi shqiptar Elton Sefa, 24 vjeç, goditi përgjegjësin John Woodward me një shufër metali mbi tre metra të gjatë, ngjarje kjo e ndodhur në 17 Prill 2018.

BBC shkruan se trupi i 47-vjeçarit u gjet nga shërbimet e përpunimit të mbetjeve në Hatton Garden, Londra qendrore.

Kamerat e sigurisë të hapura nga policia, treguan Sefen duke ecur drejt Z. Woodward dhe duke e goditur atë me shufër hekur tre herë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e bëri Sefen të vriste Woodward. Sidoqoftë, në ditën e sulmit Woodward ishte ankuar te menaxheri i zyrës se Sefa ishte i merzitur sepse pretendonte se ishte nënpaguar.

Pas sulmit Sefa kapi një aeroplan për në Amsterdam përpara se të udhëtonte për në Shqipëri, ku u arrestua në Shkurt 2019. Ai u soll përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në Janar 2020 për t’u përballur me gjyqin.

John Woodward
John Woodward



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *