• |
ide | kryesore

Arrestimet në ministrinë e Brendshme/ SPAK, spektakël me peshq të vegjël

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ka një episod nga ato që kanë ndodhur para zgjedhjeve që shumëkush nga teleshikuesit e kanë harruar. Kryeministri Rama ishte i ftuar në studion e Babaramos dhe në një moment, ai hoqi mikrofonin, e la intervistën përgjysmë dhe u largua nga studioja (Linku poshtë). Një nga arsyet kryesore ishte insistimi i gazetarit, për tenderin e uniformave të policisë për të cilin sot SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të ministrisë së Brendshme.

“Unë as nuk prodhoj dhe as nuk shes kapele” tha Rama kur u pyet për çmimin e kapeles së policit që i kalonte 300 eurot.

Lexo me tej:

 “Sa kushton një kapele polici?” / Si hoqi Rama mikrofonin dhe u largua nga studio (VIDEO)

Natyrisht, askush nuk mund ta akuzojë kryeministrin se qëndron pas kësaj afere, por dyshimi që lind edhe pas zhurmës së bërë nga opozita madje edhe në parlament është se ai ka qenë në dijeni të tenderit prej 2.8 miliard lekësh. Ai e dinte se blerja dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve për punonjësit e Policisë së Shtetit, ishte një histori që vinte erë të keqe. Prandaj kryeministri refuzoi të përgjigjej.

Kjo fabul e para zgjedhjeve dhe nervozizmi i Ramës me përmendjen e kësaj historie tregon në gjë: se gjithmonë lart, janë të informuar për atë që bëjnë peshqit e vegjël. E për rrjedhojë ngrihet një pyetje: A i kanë thyer rregullat e pabarazisë në tendera 9 zyrtarët me kokën e tyre? A e kanë bërë këtë pa djeni nga eprorët?

Po të shohësh njoftimin e sotëm të SPAK aty bëhet fjalë për shkelje të barazisë në tendera, për përçudnim të procedurave, për krijimin e avantazheve dhe privilegjeve për fituesin.

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Po a mund të ndodhin shtrembërime kaq flagrante pa urdhrin e shefave?

Në majin e vitit që shkoi, ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshi, ndërsa sekretar i përgjithshëm ishte Plarent Ndreca. A mundet që dikush që ka parë shkelje kaq flagrante të mos jetë ankuar tek ata si drejtues? Po nëse ka ndodhur kjo, a kanë kërkuar ata një hetim? Pse zhurma u bë nga opozita dhe nga deputetë që nuk i përkisnin kësaj mazhorance?

Dyshimet janë se krimi mund të jetë bërë shumë më lart sesa cironkat që na ka servirur SPAK si koka turku.

SPAK zyrtarizon akuzat për 9 zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Brendshme

Një detaj tjetër që të bën të hamendësosh për një drejtësi të dirigjuar politikisht është edhe një fakt i dytë. Qeveria dhe ministri i Brendshëm kanë qenë të informuar për goditjen që do të jepte Prokuroria e Posaçme që me sa duket raporton tek shefi i madh. Këtë e dëshmon pushimi nga puna i Edlira Naqellarit, e cila deri para 8 ditësh ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në MB. Por me një vendim të beftë ajo është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi. Të besosh se këtu ka një rastësi, duket pak si tepër.

Çuçi e ka ditur për arrestimet e SPAK? Si u shkarkua 8 ditë më parë njeriu i Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme

Prandaj ndonëse ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh edhe njëherë entuziaste (ajo deklaroi: “Mirë që shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit, abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët”) dyshimet mbeten të forta. SPAk vazhdon të bëjë spektaklin e një drejtësie me leje. Gjithkush e ka të vështirë të besojë se qenka kryer një vjedhje me një fond 25 milionë euro dhe ketë e kanë bërë me kokën e tyre 9 peshq të vegjël.

©Lapsi.al

 



29 Comments

  1. Rrjeti Social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo është një ‘llogari (account)e dyshimtë’.

    1. Eshte pak me e thelle kjo pune, ky Plarent Ndreca (analfabet, me diplome fallso, i hurrit dhe i litarit), pasi e beri balte me vjedhje dhe abuzime, kapet me presh ne dore dhe e largojne nga sekretar i pergjithshem, ne ministrine e arsimit, ku ministre ishte mirditorja, Lindita Nikolla, kusherira e Ndreces.
      E marrin Ndrecen e shkarkuar dhe e riemerojne sekretar te pergjithshem, ne MB, ku minister ishte po mirditori Aleksander Lleshi (ushtar dhe agjent i ditur ne sherbim te Vatikanit).
      Pra nuk kemi te bejme thjesht me nje aleance hajdutesh, eshte pak me e thelle kjo pune se kush i mbron, kush i promovon, pse kane imunitet dhe jane te paprekshmeri keta tipa.
      Shenim: Pa firmen (shkresen) e sekretarit te pergjithshem dhe pa urdherin e brendshem te ministrit, nuk blihet dot asnje rulo leter tualeti, jo me te vidhen 25 milion €!

      1. Kur te arrestohet peshku i madh Sali Berisha i akuzuar nga shqiptaret per vrasje dhe zhdukje te provova te tyre si edhe nga Amerika per shperdorim te fondeve publike ne favor te familjes dhe te afermeve te vet ai burg do qelbet era m…

    2. Po pse nuk futen në burg ata 2 plehrat shpellkare Lleshaj&Ndreca që kanë mbrojtur aferën asaj kohe? O ju qifsha robt në drejtësi të Kimete Kurvës Turiverdhës

      1. God bless America! Peshku i madh eshte Sali Berisha i akuzuar nga Amerka. Arrestojeni ate felliqesire dhe plaseni ne burg deri sa te ngordhi atje brenda.

    3. Ajo qe eshte mese e qarte per 4 vitet e ardhshme, eshte se Rama dhe mafia e tij do te pushtojne territorin e Shqiperise. Lajmet e javshme per “goditje” te korrupsionit jane thjesht propogande. Ashtu sic bejne kartelet e droges qe lejojne te kapen ngarkese ne menyre qe te kete nje fare ekulibri. Ashtu dhe Rama lejon te goditen te tille derra. Sepse te gjithe jane derrat dhe dosat e tij. Me nje fytyre dhe nje hunde, ate te derrit! Gazetari Bushati duhet te kete kujdes. Pasi i ka vene pikat mbi ‘I’ dhe kjo nuk i pelqen as Rames dhe as spiuneve te vjeter te Evropes apo SHBA.

      1. Bushati eshte pjese e lojes, mor harro qe duhen dhe ca gjasme kundershtare per te krijuar idene se ketu ka Demokraci.
        A e di ti ku i punon gruaja Bushatit???

  2. Problemi eshte se duhen futur dhe keta qe firmosin, qe te tremben te tjeret per firmat e radhes. Dakord me lapsin qe asgje nuk behet pa dijenine e shefave por ata thjesht intimidojne punonjesit dhe nuk lene kurre gjurme vete. Duehn hequr mashat, pra punonjes servile dhe frikacake qe firmosin tendera abuziv me urdher.

  3. Per te vene duart ne koke!
    Nuk me vjen keq per zyrtaret u nivelit te ulet, dhe Lapsi mos te krijoje insinuata “ meshire” per to pasi vete keto zyrtare kane pranuar te jene vegel e vjedhjes, por eshte me se e qarte deshtimi.
    Duke mos mundur “ te fusin minaren ne thes” shefat e vjedhjes , Lleshi, Ndreca e Rama , i japin leje SPAK te beje ca arrestime, normalisht pasi ti heqim nga puna keto cironkat, keshtu demtohet me pak imazhi i rilindjes.
    I japin edhe pak material pules Kimete te kakarise per sulseset e drejtesise se re.
    Shfrytezojne skandalin per pak bonus nga rruga Elbasanit.
    Te papare rilindasit e rinj!?
    Sami Frasheri me duket si nxenes fillore para ketyre!
    Kerkoj qe Ben Kraja te kandidohet per cmim nobel per paqe, e meriton se askush tjeter nuk ja sjell paqen kokministrit me mire se ky!

  4. Ky eshte plarent ndreca se spo e shoh??? Po ka shpetuar ai asnje tjeter ska faj.
    Poshte komunistat me ne krye zaho kurven

  5. Dakord qe te tenderi i Lushnjes mund te shkohet maksimumi tek tek ndonje deputet, por tek ky trnder ku kapelja e policit ka kushtuar me shume se rroga mujore e polocit te thjeshte, pa diskutim qe jane perzier kapot. Por SPAK, ka shume per te bere. Tenderat ne MSH ne ate qe e quajne shendetesi falas me ketch up, apo tenderi i sterilizimit qe kushton se paku 40 here me shume se vlera reale, apo tenderat e pandemise qe kane kushtuar 7-8 here me shtrenjte se cmimi i tregut, nuk eshte se jane bere pa dijenine e kryesoreve. Ky i policise tregon se gjenerali Lleshi, nuk ka qene me shume se nje kapter intendent dhe si cdo intendent ne bote, nuk ka ndenjur pa fituar ndonje gje “te vogel”,(disa miliona euro) qe sic eshte ne traditen me te mire, e ka ndare me shefin e vet. Por edhe sekretari i pergjithshem Ndreca, si G99 i i vjeter dhe shok i lalit te Tiranes, nuk ka ndenjur pa futur ndonje milionesh (ne euro kuptohet), ne llogarite e tij.

  6. Eshte pak me e thelle kjo pune, ky Plarent Ndreca (analfabet, me diplome fallso, i hurrit dhe i litarit), pasi e beri balte me vjedhje dhe abuzime, kapet me presh ne dore dhe e largojne nga sekretar i pergjithshem, ne ministrine e arsimit, ku ministre ishte mirditorja, Lindita Nikolla, kusherira e Ndreces.
    E marrin Ndrecen e shkarkuar dhe e riemerojne sekretar te pergjithshem, ne MB, ku minister ishte po mirditori Aleksander Lleshi (ushtar dhe agjent i ditur ne sherbim te Vatikanit).
    Pra nuk kemi te bejme thjesht me nje aleance hajdutesh, eshte pak me e thelle kjo pune se kush i mbron, kush i promovon, pse kane imunitet dhe jane te paprekshmeri keta tipa.
    Shenim: Pa firmen (shkresen) e sekretarit te pergjithshem dhe pa urdherin e brendshem te ministrit, nuk blihet dot asnje rulo leter tualeti, jo me te vidhen 25 milion €!
    Ne zgjedhjet e 25 Prillit, ky Ndreca, ka qene i 20-ti ne listen e P.S. per Tiranen.

    1. Ndreca është një qyrravec ordiner tek ministria e arsimit mbyllej në zyrë me orë të tëra duke ja lyp sekretares që ta qinte se maloku deri atë ditë pidh kishte parë me sy vetëm natën e martesës??

  7. Asgje nuk i ndodh te medhenjve. Shikoni tenderat e Olta Xhackes kur ishte te Ministria e Mbrojtjes, shikoni tenderat e Manasterliut, shikoni te Ministria e Drejtesise etj, etj. Dhe jo me pak te Bashkia Tirane ku behet nami. Kjo ishte per te terhequr vemendjen ndaj Veliaj me teatrin pas vendimit te kushtetueses. SPAK normalisht duhej te arrestonte Veliaj dhe gjithe anetatet e keshillit bashkiak. Po nuk ndodhi. Dhe nuk do ndodhe.

  8. Spaku do tI cmontoje krejt hajdutet dhe funderrinat e kalbura qe vjedhin prej 30 vjetesh.Sipas nje shkrimi te z Murrizi ,po e njejta kompani kishte fituar tenderin e veshjeve ne vitin 2012 kur ne pushtet ishin shqupsat.Te gjithe politikanet e korruptuar dhe sherbetoret e tyre po ngelin si muti ne shi ,nga frika e drejtesise se re dhe fuqia e mrekullueshme e USA kunder hajduteve.Respekt per USA.

  9. Nuk bëhet asgjë pa dijeninë të kryeministrit ose të ministrit përkatës.Kjo dihej që kur erdhën në pushtet në 2013.E kanë në gen vjedhjen filluar në vitin 1941 e deri më sot.

  10. Analiza Perfekte, nuk mundet 25 million euro tender dhe titullaret nuk kane dhene ok, nuk I ha njeri keto SPAK dhe znj.Kim

  11. Merrni rastin Fullani…….. E njejta histori, i njejti skenar, regjisoret nuk jam ne gjendje te them a jane te njejte. Por Fullanit i vodhen “shtepine” qe i kishin besuar per ta ruajtur dhe kush e hengri ? Njeri qe kishte lene 7 Milion euro skedina….. sipas Drejtesise se kohes, qe mesa duket nuk ka ndonje ndryshim nga kjo “e reja”. Po ky turimuti Ndreca ish sekretar i pergjithshem kur do arrestohet ? Ai duhet te ishte i pari dhe jo vetem ne kete rast por duhet te rihapet edhe hetimi ne kohen qe ishte ne Ministrine e Arsimit, se edhe atje per te njejten mortje e hoqen, me lezet te kuptohemi. E hoqen … e lane ca kohe te reflektonte te paangazhuar …. dhe pastaj opa ke rendi direkt, se ishte gati tepsia e uniformave…..

  12. Si mund te pergjigjet nje kryeminister qe une nuk shes e as prodhoj kapele. Po mire ai e ka idene perse eshte zgjedhur ne krye te ekzekutivit dhe çfare roli ka si kryeminister. Dmth ai ia paska varur ujkut melçite ne qafe dhe nuk eshte ne ate post per te menaxhur me pergjegjesi dhe ne menyre efikase miliardat e taksapaguesve shqipetarë. E pastaj flet broçkulla te tipit nuk shes e blej, apo pune ka por ska specialist. Po prandaj ia mbathin te rinjte jashte vendit se ketu vidhet e abuzohet me çdo qindarke.

  13. Ne 96’en Fatos Nanua luante buxhetin e shteti ne kazino(kur ne Shqiperi nuk kishte dritat 16 ore ne dite!). Luajti Fatosi te e kuqja, dhe qelloi e kuqja. Te nesermen, Merua ne gazete shkruante: dyfishohet buxheti i shtetit. Rriten pagat dhe pensionet!

    Kjo ishte dhe eshte Shqiperia dhe Shqiptaret!

  14. Bolsheviket e fundit te Rusise, dhe ideologjise marksiste e enveriste, ne Shqiperi kane mbetur. Si Ruci, e spiune te tjere… Jane specie ne zhdukje!

  15. Shëëëëëëëëët !!!
    Nuk ju pyes absolutisht juve për uniformat e policisë që Unë dua.
    Të gjithë tenderat në Tironë bëhen me urdhërin tim dhe e ndjek zbatimin e tyre erion lali fiku.
    Të gjithë tenderat në Shqipëri bëhen me urdhërin tim dhe e ndjek zbatimin e tyre erion gjigand braçe.

  16. Rilindje me rilindas si Erion Brace, Erio Veliaj, Talant Balla, Safet Gici, Rakip Suli, Ulsi Manja, Plarent Ndreca, Tom Doshi, Frroku, Elisa Spiropali,,, etj.
    Keta jane “ajka” e kombit, mendoni sa te lumtur do jene femijet dhe brezat e ardhshem kur te lexojne ne tekstet shkollore rilindase emrat e mesiperm si rilindas qe kane bere kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *