• |
ide | kryesore

Video/ Kolumbia e treta në Kupën e Amerikës: Perù dorëzohet vetëm në minutën e katërt shtesë

-Instant, Sport, Video



Finalja për vendin e tretë të Copa America 2021 shkon për Kolumbinë. Në Brasília, Cafeteros mundën Perunë 3-2 falë goditjes së dënimit të Cuadrados (49 ‘) dhe një dygolëshi të Luis Diaz (66’, 94’), që zgjidhi ndeshjen pikërisht kur sfida për shkallën më të ulët të podiumit dukej se do të vendosej nga penalltitë. Nuk shërbeu për të besuarit e Garecas, avantazhi fillestar i Yotun (45 ‘) dhe 2-2 provizor i nënshkruar nga Gianluca Lapadula në minutën e 82.

Në përfundim të një ndeshje plot emocion, Kolumbia fitoi finalen e Copa America 2021 dhe përfundoi në vendin e tretë falë një fitore 3-2 kundër Perusë. Në Brasília u luajt një ndeshje në të cilën nuk munguan mundësitë e shënimit, përmbysjet e rezultateve dhe golat spektakolarë. Pjesa e parë i buzëqeshi Blanquirroja, që kishte shanset më të mira për të kaluar në avantazh: Lapadula në të 28’ i vetëm përballë me Camilo Vargas (në fushë në vend të Ospina) e dërgoi topin jashtë. Skuadra e Garecas këmbënguli dhe shkoi afër 1-0 me Peña, që kaloi edhe portierin kolumbian por me portën e zbrazët, në pozicion të prirët e dërgoi topin mbi traversë. Pjesa e parë e Perusë shpërblehet pak minuta para fundit, kur Cueva shërbeu për Yotun, që kontrolloi dhe shënoi golin e 1-0.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Kolumbia reagoi dhe gjeti menjëherë barazimin: e firmosi me një goditje të lire, në minutën e 49, kapiteni Cuadrado, i cili kaloi topin në mes të barriers, duke mundur një Gallese jo perfekt, që u befasua në shtyllën e tij. Goli nxiti Cafeteros, që shkuan menjëherë afër 2-1 me goditjen e Luis Diaz, i cili u përpoq të përsëriste golin e shkëlqyer të shënuar kundër Brazilit, por u ndal nga Gallese. Peruja u përpoq të përgjigjej por Lapadula u ndal nga traversa e Kolumbia i ndëshkoi me Luis Diaz i cili, i nisur drejtpërdrejt nga portieri kolumbian Vargas, mundi Gallese me një të djathtë të saktë në këndin e ulët duke i cuar shifrat në 2-1 për formacionin e Rueda që kompletoi përmbysjen.

Në 82 ‘, megjithatë, mbërriti 2-2 nga këmbët e Lapadulas, që në goditjen e këndit të Raziel Garcia, me kokë mposhti Vargas. Sfida për vendin e tretë tani duket se do të vendosej nga penalltitë, por në minutën e 94 Luis Diaz kompletoi dygolëshin e tij, me një të djathtë nga distanca që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave pavarësisht përpjekjes së Gallese për ta devijuar: kështu përfundon 3 -2, me Kolumbinë që kap shkallën më të ulët të podiumit të Copa America 2021 në fund, duke përsëritur rezultatin e marrë në 2016. Peru, nënkampion në edicionin 2019, e mbyll turneun i katërti.

https://www.youtube.com/watch?v=aTdLQ5iN4uw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *