• |
ide | kryesore

Zhdukja e biznesmenit kosovar, familja akuzon prokurorinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të enjten bëhen tre muaj që nga zhdukja e biznesmenit kosovar Bedri Rexhepi. Institucionet përgjegjëse në Kosovë deri më sot nuk kanë arritur ta zbardhin rastin dhe të bëjnë të mundur gjetjen e 38-vjeçarit. Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepit tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim. Familjarët besojnë se prokuroria ka prova ndaj tij për përfshirje në rastin e zhdukjes se biznesmenit, por për ta e çuditshme është fakti se si prokuroria nuk ka arritur deri tani të detyrojë të dyshuarin që të tregojë se ku gjendet ai. Ndërkohë edhe njohësit e sigurisë vlerësojnë se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *