• |
ide | kryesore

Zbardhen manipulimet në tenderin 2.8 miliard lekë të uniformave të policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK që çoi në pranga 9 persona të akuzuar për abuzime me tenderin e 2.8 miliardë Lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.


Hetuesit kanë gjetur shkelje në procedurën e shpalljes së fituesit, kompanisë “D&E shpk” si dhe skualifikimin e 2 ofertave të tjera, një turke dhe një kroate. Gara u hap në 2019-ën, dhe tenderi duhet të ishte ndarë në 3 lote të ndryshme; uniforma, këpucë dhe shpërndarje.


Burimet nga Prokuroria e Posaçme thanë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë bashkimin e 3 loteve në një të vetëm duke sjellë për pasojë edhe rritje të çmimit.

Gjithashtu me rritjen e çmimit është ulur cilësia e materialeve që do të përdoreshin duke u pasuar edhe me reduktim të sasisë. Po i njëjti burim thekson se kjo vendimmarrje është kundërshtuar nga njëri nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave i cili ka firmosur kundër bashkimit të 3 loteve pasi sipas tij ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjithashtu edhe një tjetër anëtar i Komisionit të Prokurimit nuk ka dhënë pëlqimin për ta miratuar tenderin dhe aq më pak që t’i jepej kompanisë që u shpall fituese. Sipas të njëjtave burime, kompania “D&E” shpk që fitoi tenderin kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit ndërsa u skualifikuan kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Ndryshimet në procedurat e tenderit janë bërë pa miratimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si organi që duhet të jepte pëlqimin për këtë tender. Burimet nga SPAK thanë se hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse ka edhe persona të tjere të përfshirë në këtë çështje.

Të arrestuarve pritet që ditën e hënë t’u komunikohet masa e sigurisë arrest në burg e dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme.

Në pranga kanë rënë Edlira Naqellarin drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzati dhe Gëzim Mingaj, ndërsa në “arrest shtëpie” është lënë Anisa Bogdani e cila mësohet se ka një fëmijë të mitur. /Tv Klan

4 Comments

  1. 25 milion euro pa ditur gje Ministri, pa ditur gje shoku Plaurent, pa ditur gje drejtori i pergjithshem

    i policise ? A ka njeri ne bote qe e beson kete shaka kaq te pa kripe? Cdo kush qe luan apo ka

    dijeni per lojen e shahut e di se mund te sakrifikohen disa ushtare per te ruajtur mbretershen.

  2. Duhet patjeter qe dikush te behet bashkepunetor i drejtesise per te shpetuar vehten por dhe per te nxjere korrupsionin e tenderave te ketyre 30 vjeteve qe ka sjelle ne kete derexhe ku biznesmeni mbyll biznesin per tu futur ne politike thjesht per te fituar nga korrupsioni me lehte e me shume se me pune te ndershme

    1. ose me keq akoma, biznesmeni mbyll bisnesin ne Shqiperi, duke lene pa pune familjen, veten dhe disa dhjetra punetore, per te jetuar i qete dhe i sigurte duke punuar ne bujqesi ne emigrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu