• |
ide | kryesore

Video/ Fjalimi motivues i Mancinit para finales: “Jemi Zot të fatit tonë, e dini çfarë duhet të bëni”

-Instant, Sport



Roberto Mancini, i gjithë grupi i të kaltërve i mbledhur dhe dërrasa e taktikës. “Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina … (Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola ed)”: e ka nisur kështu tekniku i Italisë, që është përpjekur t’u rrëmbejë një buzëqeshje lojtarëve të tij, në mbledhjen e fundit taktike përpara ndeshjes Itali-Angli. Pastaj Mancini korrigjoi Spinazzolan, të dëmtuar, me Emerson Palmierin dhe përfundoi formacionin duke arritur te Immobile, para se të fillonte fjalimin për të motivuar ekipin kombëtar që së shpejti do të përballej me ulërimën e Wembley.

Në videon e publikuar, mund të dëgjohet tekniku italian duke artikuluar këto fjalë të thjeshta, por efektive: “Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Jemi Zot të fatit tonë, e dini çfarë duhet të bëni”. Fjalë që Italia ka qenë në gjendje t’i vërë në zbatim në terren.

https://www.youtube.com/watch?v=fOSCgekchTg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *