• |
ide | kryesore

Flet shitësja e moshuar: Policët e bashkisë e ndajnë mallin me njëri-tjetrin, një gruaje i marrin përditë vaj dhe vezë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



E moshuara që u dhunua nga policët bashkiakë një ditë më parë ka folur ekskluzivisht për Fax News, duke treguar përplasjen me punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës.

E moshuara, e cila ka humbur një djalë, tregon se policët deshën që t’i merrnin karrocën por kjo nuk i lejoi ta merrnin duke preferuar më mirë t’i hidhte produktet mes të rrugës.

Shitësja e moshuar i akuzoi policët që çdo ditë i sulmojnë shitësit ambulantë duke i marrë produktet dhe duke i çuar në shtëpitë e tyre. E pyetur sa fiton në ditë nga produktet e shitura, e moshuara tregoi se fiton rreth 10 mijë lekë.

“Erdhën ata dy me fuoristrada. Erdhën me morë karrocën. Unë i thashë karrocën jo. Gjallë karrocën s’jua jap. Un ni t’mor karrocën, n’i ta tërhek dhe e ktheva midis xhades.

Unë jetoj në Fushë-Krujë, por shes në Tiranë. Më kanë ngacmu por jo shumë si gjithë tjerët. Ene iher ma kanë morë karrocën.

Unë jam fshatare vetë i prodhoj vetë. Unë fitoj rreth 10 mijë lekë. Ata e marrin mallin dhe e shpërndajnë për vete. I marrin për vete. Është një gru prej Bubqi përditë i marrin vezë, vaj. Ditë për ditë i marrin dhe i ndajnë me njëri tjetrin. Djali më ka vdekur sepse ju mbush mëlçia me ujë“, tregon e moshuara.

 



5 Comments

  1. policia shkret don me realizu planin, kapet me karrocen e plakes, vret klodian rashen,
    eprorat e rilindjes ju kerkojn planin.

  2. Dhe tani nje foto me niperit dhe femijet bashke me lali ura vajgurore dhe te dilni te qeshur.
    Popull legen. Pervers.

  3. Eshte lloji i specjes qe shumohet dhe rritet ne token e Albanistanit!

    Me kujtohet dikur, kur ishim kalamanj, dhe blinim fara luledielli tek ndonje katunar. E kapte policia (me ato radio marrset ne sup), i merrte trajsen me fara, dhe pasi mbushnin xhepat, e derdhnin ne kanal.

    Dhe prisni qe pas 30 vjetesh te ndryshoje mentaliteti i kmerreve te kuq?!

  4. Si princip plaka nuk eshte ndryshe nga te tjeret, por shteti pervecse ndalimin ka edhe instrumenta te tjere (ndihmen sociale etj etj)per te mos lene njerezit te vdesin urie.
    Qe nja plake te jete e detyruar te ngrihet ne pike te mengjesit te marre furgonin e te shese rrugeve do me thene qe gjendja e saj eshte mizerabel. Ku jane sherbimet sociale?
    Bashkia duhet te siguroje dhe te promovoje mundesine e njerezve per te shitur produktet e tyre, ne rastin e kesaj plake, mund ti jape nje bonus per te shitur ne treg duke i paguar edhe vendin.
    Shteti nuk mund te jete vetem shtypes dhe represiv por mbi te gjitha qetesues dhe rishperndares..
    Sidoqofte, Ramen e votuan prape, ndaj dyshimet mbi qendrimin moral te kesaj turme jane shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *