• |
ide | kryesore

“Të mendojmë për Basel, por asgjë nuk ka mbaruar”: Belica karikon Partizanin para sfidës me Sfintul

-Instant, Sport



5-2 i ndeshjes së parë kundër Sfintul Gheorghe ndoshta mjafton për të rrëmbyer kualifikimin në Moldavi në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet nesër në orën 19.00, por jo për mbrojtësin e Partizanit, Egzon Belica. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sfintul, 30-vjeçari nga Struga u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar: “Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë. Sigurisht që në ndeshjen e parë arritëm një rezultat mjaft të mirë, gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar. Kemi për të luajtur edhe 90 minuta të tjera”.

Minuta që në fakt Ilir Daja dhe të besuarit e tij do ti shfrytëzojnë në këndvështrimin Basel. Zviceranët janë kundërshtari i të kuqve në raundin e dytë të Conference League dhe natyrisht përfaqësojnë një kundërshtar shumë më të rrezikshëm se moldavët: “Shpresojmë dhe besojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë edhe nesër dhe pastaj pas kësaj ndeshje të mendojmë për vazhdimësinë. Kryesore për ne është ndeshja e radhës që kemi nesër. Siç e përmenda kemi hedhur një hap përpara në ndeshjen e parë. Përpara se të mendojmë për ekipin e Basel duhet të mbyllim pozitivisht ndeshjen e dytë ndaj Sfintul”, përfundoi Belica.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *