• |
ide | kryesore

“Më detyruan të shkoja me 50 burra në një natë.më përdorin koka shteti për prostitucion”/ Zbulohen dëshmi tronditëse për Eglantina Bucin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

(Në foton sipër, vëllai Shkëlzen dhe babai Faik Buci, të akuzuar për vrasjen. Eglantina, viktima në mes.) 


Zbulohen detaje tronditëse në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.


E ftuar në studio përballë gazetares Evis Ahmeti në emisionin “Me zemër të hapur”, ka qenë mamaja e Eglantina Bucit, e cila tregoi se si pa kuptuar askush, Eglantina kishte ikur nga shtëpia, ndërsa shfrytëzohej për prostitucion nga ata që i cilësonte ‘koka shteti’.

E mban mend momentin kur iku? 
Unë jam e sëmurë, jam invalidë. Isha atë ditë në vizitë me doktorin. Faiku më çoi në spital. Ardi, djali që më ka vdekur, mori në telefon. I thamë Eglantinës shko e merr disa lekë dhe mi jep mamit se do ikim në spital. I thamë; A po vjen me ne në spital? Jo më tha do rrijë me Ardin. Unë duke pritur në spital, mori djali; ‘O ba, eja se Eglantina nuk duket kurrkund’. Ne menduam se kishte ikur me të fejuarin. E morëm në telefon dhe tha se jo. Denoncuam në polici. Por policia ka faj. Ata e dinë se kush është fajtori. Dihen të gjithë. Edhe dëshmitari ka dorë. Tri ditë më parë ka ardhur në makinë e bardhë, ndali para shtëpisë. U çua Faiku dhe pa një tullac me bluzë me krah të shkurtër. Nuk dyshuam asgjë. Se dinim që vajza e fejuar mund të ikte. Se di me sa persona ka ikur Eglantina. Ajo e dinte që ne kishim disa lekë. Shkëlzeni punonte shumë. Kishte një dyqan te 9-katëshet. Ajo mori 18 mln e gjys, dhe të gjithë florinjtë që i dha ai djali. Mori dhe një çantë dore.

Kur u kthye ajo? 
Eglantina na ka thënë; O mami mos më kërkoni. Jam me koka të shtetit. Jam duke më përdor shteti mam. Ata persona paguheshin. Vajza ka kryer prostitucion te Selvia, në Vlorë, në Don Bosko. Ajo ka thënë që; ky personi më ka marrë lekët, dhe më ka detyruar që të prostituojë. Ata e kanë torturuar, e kanë rrahur. E kanë çuar në plazh dhe thoshte se brenda një nate e kanë detyruar 50 persona. Vetëm dy byrekë në ditë. Kam frikë me fol se jam vetëm.

A je kërcënuar?
Jam kërcënuar dhe më kanë lënë fishekë pistolete te porta. Kur na rrëmbyen vajzën. Na e kërkonin vajzën me këmbëngulje. “Po të duash t’i i mbledh njerëzit që mos ta kërkojnë Elgantinë”, më thanë. U vunë të gjithë në lëvizje për të gjetur Eglantinën. Vetëm një polic na ndihmoi dhe atje ka gjetur vajzën nudo krejt në një lokal nate. E kanë çuar në shtëpi, e kanë veshur, e kanë çuar në rajon pastaj. Na njoftuan më pas ne me Faikun që të shkonin në polici.

A kishte frikë Eglantina nga babai dhe Faiku? 
Jo kurrë në jetë. Ajo është e vdekur, por dhe ne jemi të vdekur, por në jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu