• |
ide | kryesore

‘Non grata’ nga amerikanët, Berisha nuk tërhiqet: Mezi pres të shkoj në Kuvend në shtator

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi votoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat, ku foli edhe për shtatorin kur nis sezoni politik dhe ai rikthehet në Kuvend si një deputet me statusin “non grata” në SHBA. i pyetur për këtë cështje Berisha tha:

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri! Mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund t’iu them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia! Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, tha Berisha.

Pavarësisht qëndrimit të tij, problemi është se cfarë do të bëjë Lulzim Basha, i cili është në një pozitë të vështirë. Do duhet të zgjedhë mes amerikanëve dhe Sali Berishës. Kujtojmë që Basha i kishte kërkuar Edi Ramës përjashtimin e Tom Doshit nga PS-ja kur ai u shpall “non grata”. Mbetet për t’u parë nëse Basha do të ruajë të njëjtin standard tani me Sali Berishën. A do ta përjashtojë nga PD-ja?



7 Comments

  1. Tom Doshi “non grata “ për aktivitet kriminal.
    Sali Berisha “non grata “ si kundërshtar politik i majtistëve kudo në botë.
    S’ka të krahasuar!

  2. Grenell e beri prap te qarte dje ne nje interviste me Dagen Mcdowell ku as nuk u pyet per kete ceshtje qe Blinken thjesht zbaton deshirat e Sorosit sa i perket heqjes se vizave te konservatoreve ne Shqiperi. Duhet te kemi parasysh qe te djathtet ne Amerike, ne ndryshim nga ne, e perdorin rralle emrin e Sorosit( apo te lobisteve ne pergjithesi) aq me teper ne raste si ky ku perdorimi ngjan konspirativ sepse nuk behet fjale as per financime e as per projekte te shpallura te organizatave te tij. Por ne rastin e Blinken eshte e pamundur mos e besh kete duke pas parasysh, ashtu sic tha dhe Grenell, lidhjen e fuqishme familjare dhe te biznesit qe Blinken ka me Sorosin.

  3. I rrethuar nga po te njejte huligan, qe dun ndonje xham per te thyr, a maksimumi ndonje shtylle elektrike per te rrezur. Rroku, ndoci, azemi, preka
    , nduja pishtari, rrot kari

  4. po o kelysh i sigurimit dhe sherbetor i Serbise, po harron qe je person non grata dhe shume shpejt do jesh ne bangen e te akuzuarve

  5. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..Ti o neri e ke quajtur Grenellin bythqir e sorosian tani po ja thith loqet per qef të salihut o bythelepirsi klasik i byrektoreve të pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *